Shkëlqen Mariah Carey

 

careyAjo u kritikua më herët për performancat në skenë, e ndërsa tashmë është më në formë se kurrë. I referohemi këngëtares Mariah Carey, e cila në daljen e radhës ka shkëlqyer. Kohe me pare, kritikët dhanë vlerësimet më negative, pasi asaj i iku zëri gjatë një shfaqje. Duket se ajo ka bërë shumë në këtë drejtim, pasi edhe veshja për të cilën e ofenduan stilistët, ishte e përshtatshme. Mariah Carey ka performuar në përvjetorin e 82-të të ceremonisë së Rockefeller Christmas Tree në Rockfeller Canter në Nju Jork. Këngëtarja shkëlqente teksa mbante veshur një pallto, ndërsa performonte pranë fëmijëve.

 

Motra e Beyonces në muaj mjalti

motra e beyonceSolange Knowles ka ndarë me fansat e saj albumin e muajit të mjaltit. Motra e Beyonces, e cila ka pak kohë që është martuar, po e kalon muajin e mjaltit në Brazil, bashkë me bashkëshortin e saj, me regjisorin e klipeve Alan Ferguson. Pak ditë më parë, çifti u martua në një ceremoni private të shoqëruar vetëm nga miq, të afërt dhe familjarë. Gjatë ceremonisë, ajo pësoi edhe një alergji nga ushqimet, por çdo gjë kaloi mjaft mirë. Ndonëse ajo u mundua që të mos fotografohej nga paparacët, çdo gjë ishte e kotë. Pavarësisht se motra e saj dhe Jay Z i qëndruan pranë, çdo gjë u zbulua në kohë reale.

 

Lana Del Rey: Ja e vërteta e teksteve të këngëve

lana2Këngëtarja 29-vjeçare Lana Del Rey ka zgjedhur veshje të viteve ’70 për një set fotografik, ku si gjithmonë dukej në formën e saj më të mirë. Lana Del Rey nuk ka zhgënjyer me setin fotografik për “Galore”. Ajo ka ekspozuar dekoltenë për të dashurin fotograf Francesco Carrozzini. Gjatë intervistës ajo është shprehur se shkruan tekste këngësh vetëm për gjëra që ka dijeni. “Shkruaj vetëm për gjërat që di dhe historitë që tregoj në këngët e mia nuk dua t’i diskutoj. Kjo gjë më vështirëson intervistat dhe unë jap intervista vetëm kur e di që kam krijuar një muzikë të denjë për ta mbështetur”.

 

Kim flet për vjedhjen e fotove nudo: Nuk reagoj si e çmendur

kimiKim Kardashian është treguar shumë zemërgjerë ndaj të gjithë personave të cilët kanë punuar fort për të vjedhur fotot e saj nudo. Teksa për ditë me radhë, shumë personazhe VIP reaguan zëshëm në lidhje me vjedhjen e fotove të tyre nudo, bukuroshja është shprehur se ajo nuk e ka problem, pasi në të shumtën e rasteve del vetë nudo. Një çështje e cila ende mbetet e pazgjidhur, Kim është treguar realiste duke mos u provokuar nga të tjerët. Pak javë më parë, bota e showbizit u trondit nga vjedhja dhe publikimi i fotove intime të aktoreve, këngëtareve dhe modeleve më të njohura. Kim thotë se nuk mund të mërzitet nga një gjë e tillë, pasi ajo del pothuajse nudo në kopertina revistash. “Unë ndjehem e dhunuar, sepse këto janë fotografi private, por unë jam edhe realiste. Unë dal në kopertinat e revistave praktikisht nudo, kështu që nuk mund të reagoj si e çmendur në lidhje me këtë skandal”, – ka thënë Kim Kardashian.

 

Leonardo Di Caprio shokon me mjekrën e gjatë

mjekra1Leonardo Di Caprio kohët e fundit ka ndryshuar shumë, ndërsa në sy ka rënë mjekra e tij. Aktori 40-vjeçar u pa të mërkurën në festivalin “Art Basel” në Miami me një mjekër të gjatë dhe të dendur. Protagonisti i ‘The Wolf of Wall Street’ shikonte pikturat e ekspozuara bashkë me disa miq artdashës, ndërsa pamja e tij nuk i ka shpëtuar aspak paparacëve. Kohët e fundit, edhe më shumë e ka lënë veten pa dore aktori, ndërsa ndryshimet drastike për të nuk vijnë vetëm nga filmat.

Share it :