“300 ditë qeverisje”/ Berisha: Rama në 1 vit në kërkim të sukseseve imagjinare, asnjë rrugë, shkollë apo ujësjellës

1403702109-berisha_konference “Tunelet dhe rrugët janë, kompleksi i Edipit, e mundon me shume në jetë Piktorin deshtak”

Ish-kryeministri Sali Berisha duke bërë një përmbledhje të punës një vjeçare të qeverisjes së majtë, akuzon kreun e ekzekutivit Edi Rama për mosmbajtje të premtimeve. Berisha thotë se në një vit në pushtet, Rama nuk ka inaguruar asnjë rrugë, shkollë apo ujësjellës të ri, por dhe ato inagurime që ka bërë, kanë qenë të realizuara më parë nga qeverisja e djathtë. Në një reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-kryeministri shkruan se Rama ndihet i kompleksuar kur sheh arritjet e punës së tij në këto 10 muaj, krahasuar me punën e qeverisjes së shkuar.

 

Berisha

“Edi Rama është shumë i kompleksuar nga fakti se gjatë një viti nuk ka inauguruar asnjë kilometër rrugë apo urë, shkollë, qendër shëndetësore, çerdhe apo kopësht, ujësjellës apo kanalizime. Gjatë 300 ditëve Piktori dështak ka inauguruar gjithsej livadhin e kryeministrisë, 6 zyrat të Erion Velies, të cilat funksiononin prej tre vitesh me teknologjinë më moderne”,-ka shkruar Berisha. Ish-kryeministri në komentin e tij flet edhe për publikimet në media të një “bisede” mes Kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë së Fierit, Zeqaj.

“Në kërkim të sukseseve imagjinare ai inaguroi në Fier zyren e Velisë por pa Velinë, sepse 99-shi nuk i shkoi pasi e dinte se ajo zyre ishte hapur nga Bankers Petroleum 4 vjet më parë. Në këtë rast ju versul me terbim me sharjet e tij të majës së gjuhes, Baftjar Zeqos, si: maskara, genjeshtar, bir k…., rrot k…. etj, etj saqë të nesërmen, me Polici, zhduku në Fier mediat që botuan fjalorin e piset të skandalit. Po në kërkim të sukseseve imagjinare, Edvini inauguroi fillimin e punimeve të shatervanit në sheshin e Korçës, dhe meqënëse po inauguronte një shatervan të vockel, por me kosto 2.5 milion dollarë, nga sheshi i Korçës lëshoi 70 bukvalët e reja. Deklaroi se qeveria e tij do ndërtoje fiks 70 sheshe dhe jo 69 dhe as 71. Kësaj i thonë prisni qytetarë te mbijnë sheshe, por natyrisht vetëm në shkarravinat e Ramës!”,-ka shkruar Berisha. Duke iu rikthyer 300 ditëve të qeverisjes së majtë, Berisha thotë se Rama në krye të qeverisë nuk financoi as dhe një projekt të vetëm në bujqësi: “shpërndau këto ditë në Korçë dhe Lushnjë gjithesej 15 grante për fermerët, dhe shpalli në mënyrë qesharake se ai tani e tutje do financoje jo lemoshë por projekte, Në fakt i gajasi fermerët, të cilët e dinin se një vit më parë u financuan mbi 10 mijë projekte të fermerëve nga fondi i qeverisë dhe BE”,-tha ai. Ish-kryeministri i rikthehet edhe inagurimit të rrugës Tiranë – Elbasan, duke bërë përgjegjës Raman për ndërprerjen disa ditorë të qarkullimit në këtë sengment. “Por tunelet dhe rrugët janë, pas kompleksit të Edipit, kompleksi që e mundon me shume në jetë Piktorin deshtak. Sidomos pas dështimit të ndërtimit te tunelit të Zogut të Zi. Ndaj dhe pikërisht, në qershor, urdhëroi pregatitjet për inagurimin e tunelit te Krrabës, tuneli që ka teknologjinë e standarteve më të avancuar. Kështu, me urdhër të tij u mbyll me dt 26 qershor dhe qendroi i mbyllur deri më datë 10 korrik. Kompania mori urdhër të bojatise tunelin dhe e zbatoi këtë. Por ri-inagurimi nuk ndodhi sepse e ndaloi keshilltari anglez për mediat pasi i parqaiti pamjet filmike që dëshmonin se më dt 16 Qershor 2013 ishte inauguruar Tuneli i Krrabës dhe autostrada Krrabë – Bradashesh. Rama, i tronditur shumë, u tërhoq nga ri-inagurimi i tunelit, por tani po pregatitet te ri-inaguroje segmentin Krrabë – Bradashesh të autostradës të inauguruar së bashku me tunelin më dt 16 qershor të vitit 2013!! Miq, këtyre ju thonë suksese, por imagjinare ama!”,-ka shkruar një ditë më parë në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha.

 

Berisha: Në qeverinë Rama – Meta vetvrasjet janë rritur me 54%

“Edi Drama, njeriu që rrezaton zi, urrejtje, pesimizëm, negativitet kërkon të lajë duart si Pons Pilati me dyfishimin e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetvrasje. Kështu, 180 ditët e fundit te qeverise Rama – Meta, për të cilat kemi statistiken krahasuese zyrtare, del se u shoqeruan nga rritje dramatike e vetëvrasjeve dhe tentativave per vetvrasje. Këto te dhena zyrtare faktojne se, 6 muajt e fundit, vetvrasjet ne Shqiperi u rriten nga 90 ne 139 raste pra u rriten 54%. Kurse tentativat per vetvrasje u rriten nga 150 ne 310 raste pra u rriten me 107%. Para kësaj situate dramatike të rritjes marramendese të vetvrasjeve me 54% dhe tentativave për vetëvrasje me 107%, Edvin Drama, njeriu qe rrezaton cdo minute, ore dhe dite vetem urrejtje, negativitet dhe zi kerkoi me cinizem ekstrem qe policia socialiste e tij te merret me trajtimin e vetvrasjeve, pra dhe kjo vetem e vetem per te manipuluar shkaqet e tyre te lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejte te papunesise, varferine ekstreme, pamundesine e mjekimit etj”,-ka shkruar dje ish-kryeministri Sali Berisha.

 

PD: Krimi në Parlament, e papranueshme heshtja e Ramës

17 ditë më parë Edi Rama vuri në skenë aktin banditesk të dhunimit fizik dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës, vetëm e vetëm se denoncimi për lidhjet e tij kriminale prishi humorin e Kryeministrit. Ky ishtë reagimi publik i bërë dje nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Sipas tij, qytetarët u tronditën pas publikimeve që bëri Partia Demokratike, kur mësuan për të kaluarën kriminale të instrumentave të dhunës që përdor Edi Rama në parlament.

“Skandal dhe e papranueshme për gjithë shqiptarët që një deputet i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, siç është Arben Ndoka, të jetë i preferuari i Kryeministrit dhe të vihet në rreshtin e parë në sallën e matjeve të sukseseve imagjinare në 300 ditët e rendit. Por edhe më skandaloze dhe e papranueshme është heshtja e Edi Ramës pasi të vërtetat e implikimit të tij me botën e krimit dolën në dritën e diellit. Edi Rama mund ti rrahë shpatullat deputetëve të tij të inkriminuar për aktet banditeske që ata bëjnë, por ai e ka humbur tashmë betejën morale, dhe është e do të jetë përgjegjës për secilën dhunë dhe kërcënim jete ndaj përfaqësuesve të opozitës. Partia Demokratike është më e angazhuar se asnjëherë më parë, bashkë me qytetarët e vendit, do të vazhdojë çdo ditë misionin e ruajtjes së demokracisë dhe endrrës europiane të shqiptarëve, duke denoncuar e bërë transparencë për aleancën kriminale të Edi Ramës”,-deklaroi deputeti i PD-së.

 

PD: Reklamat e kushtueshme të Ramës, një mashtrim më shumë për 300 ditët

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, deklaroi një ditë më parë se  është shqetësuese fakti se qeveria po shpenzon paratë e taksapaguesve, në përpjekjen për të ndryshuar realitetin e humbjes masive të vendeve të punës, rritjes së krimit dhe pasigurisë, rënies së ekonomisë dhe mungesës së investimeve. Partia Demokratike shprehet se Kryeministri Rama, vazhdon të paguajë reklama me paratë e taksapaguesve për të treguar gjera që nuk kanë ndodhur as sot, as këto 300 ditë. Zëdhënësja Laura Vorpsi, deklaroi se kjo propagandë qesharake që nuk arrin të bindë askënd, as qeverinë vetë, është bërë prej ditësh objekti kryesor i barcaletave në vend. “Edi Rama vazhdon të paguajë reklama me paratë e taksapaguesve për të treguar gjera që nuk kanë ndodhur as sot, as këto 300 ditë. Kjo propagandë qesharake që nuk arrin të bindë askënd, as qeverinë vetë, është bërë prej ditësh objekti kryesor i barcaletave në vend. “Edi Rama prej 300 ditësh sorollat dhe tallet çdo muaj me personat me aftësi të kufizuar duke shtyrë vazhdimisht pagesat e tyre, ndërkohë që gjen qindra e mijëra euro për imazh fals e rrena të përditshme”,-deklaroi zëdhënesja e PD-së.

 

Share it :