‘23 vjet masakra e Reçakut’, Berisha-ndërkombëtarëve: Krim kundër njerëzimit nga barbarët serb! Dënojini

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, duke e cilësuar atë një nga krimet më të shëmtuara kundër njerëzimit të kryera nga barbarët serbë në Kosovë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka dënuar këtë barbari të forcave ushtarake dhe para ushtarake serbe, dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëj përgjegjëgjës para drejtësisë së Hagës qeveritarët e Beogradit që mohojne masakrën, si autor të këtij akti të genocidit serbë në Kosovë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Sot pervjetori i masakres se Reçakut!

Te dashur miq, sot eshte 23 vjetori i njeres prej masakrave me mizore te serbve barbar ndaj shqiptareve ne Kosove. Keshtu 23 vjet me pare forcat ushtarake, para ushtarake, policia e Serbise torturuan dhe masakruan ne fshatin Reçak te Kosoves 45 femije, gra, burra, banore te ketij fshati. Kjo masaker eshte nje nga krimet me te shemtura kunder njerezimit te kryera nga barbaret serbe ne Kosove.

Sot pas 22 vjetesh Aleksander Vuçiç, ky Sllobodan i ri  refuzon njohjen e saj  dhe pretendon se ajo u krye nga forca perendimore per te ndeshkuar Serbine.

Duke shprehur edhe nje here ngushimet e mia familjareve te viktimave te masakres se Reçakut dhe denuar me ashpersine me te madhe barbarine serbe ne fshatin Reçak te kryer 22 vjet me pare, i bej thirrje komunitetit nderkombetar te bej pergjegjegjes para drejtesise se Hages qeveritaret e Beogradit qe mohojne masakren si autor te ketij akti te genocidit serbe ne Kosove. sb

Share it :