Arben Rakipin në krye të grupit/! S’ka shans të ndodhë më..’ Rama s’tërhiqet nga ndryshimet ligjore për të mbrojtur veten

Arben Rakipin në krye të grupit/! S’ka shans të ndodhë më..’ Rama s’tërhiqet nga ndryshimet ligjore për të mbrojtur veten

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë se nuk do të tërhiqet nga ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale për të krijuar ‘mburoja të reja ligjore’ për të shpëtuar veten dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në konferencën e sotme për median Rama madje bëri të qartë se në krye të grupit të punës që po merret me mburojën ligjore është Arbe Rakipi, drejtori i shkollës së Magjistraturës, të cilin opozita e akuzon se shndërroi Shkollën e Magjistraturës në shkollë private të partisë së krimit.

Ai është një ndryshim i domosdoshëm që do të bëhet dhe do të votohet. Nuk ka shans që të ndodhë më në Shqipëri që një prokuror dhe një gjykatës të çohet e të pezullojë funksionet vitale të qeverisë e institucioneve të tjera që nuk mund ta delegojnë dot.

Këtë gjë nuk e ka ditur prokurori dhe gjykatësi që janë mbyllur bashkë të dy dhe morën vendim të pezullojnë një ministre. Në fakt pezulluan funksionin. Nuk ka askush tjetër autoritetin me ligj që të vijojë të udhëheqë ministrinë në mungesë ministri.

Patjetër që do të bëjmë ndryshime të tjera. Kemi ndërhyrjet e domosdoshme të KPP. Por nuk kanë ngut. Kemi material voluminoz për ti diskutuar. Është drafti i përgatitur nga grupi i ekspertëve të pavarur me në krye të drejtorit të Magjistraturës. Është në ripunim mbi bazën e të gjitha vërejtjeve që janë bërë. Kemi dhe aleat nga ministria e drejtësisë e Italisë dhe e Francës me të cilin do të rishikojmë të gjithë Kodin e Ri, dhe KPP. Për Kodin e Ri dhe qeveria holandeze na ka vënë në dispozicion 2 ekspertë. Nuk ka asnjë vullnet për të shkuar mbrapsht” tha Rama.
Ajo që kryeministri nënkupton është ndryshimi i nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, i cili deri më tani ndalonte pezullimin nga detyra vetëm për personat e zgjedhur. Kurse sipas propozimit Rama, Balla, Manja këtej e tutje, mburojë do të ketë edhe Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Propozimi i ri, i cili erdhi si rrjedhojë e debatit për pezullimin e Belinda Ballukut, mëton t’i pengojë gjykatave që këtej e tutje të “ngrijnë” nga detyra, një ministër madje dhe vetë kryeministrin.

Kujtojmë se dhe BE ka shprehur shqetësimet lidhur me këto ndryshime.

Share it :