Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

Klodian Tomorri

Në vitin 2007, një biznesmen i quajtur Arian Tartari arriti të shtinte në dorë, përmes kompanisë Stream Oil, koncesionin e katër vendburimeve të naftës në Jug të Vendit. Bëhej fjalë për burimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë.

Zoti Tartari kishte lidhje të forta në qeverinë e Partisë Demokratike. Por punët nuk i ecën ashtu si shpresonte. Të paktën fillimisht.

Një vit pas dhënies se koncesionit, në 2008-ën, qeveria vendosi rentë minerare 10 për qind për koncesionarët e naftës. Stream Oil pretendoi kompesim sipas klauzolës së stabilitetit në kontratën koncesionare, por qeveria nuk pranoi. Si rezultat kompania nisi të akumulonte borxhe të papaguara ndaj shtetit, të cilat arritën deri në 27 milionë dollarë vetëm ndaj Albpetrol.

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu

Borxhet e GBC Oil ndaj Albpetrol

Paralelisht kompania akumuloi 7.6 milionë dollarë borxhe ndaj Tatimeve dhe 4.9 milionë dollarë të tjera ndaj AKBN-së.

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu

Borxhet ndaj Tatimeve dhe AKBN

Në vitin 2014, pas rrotacionit të pushtetit Tartari ja shiti koncesionin e katër vendburimeve, një kompanie amerikane të quajtur Transatlantic Petroleum.

Menjëherë pasi e blenë kompaninë, amerikanët e Transatlantic kuptuan që Stream Oil kishte shumë me tepër borxhe se 27 milionët ndaj Albpetrol. TransAtlantic e mbajti dy vjet koncesionin e katër vendburimeve dhe e shiti atë tek kompania GBC Oil, që ishte e regjistruar në ishujt Cayman, por që kishte si pronarë Naim Kasën, Kreshnik Grezën dhe Mark Crawford.

Arbitrazhi

Në viti 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë katër vendburimet e naftës, që tani ishin nën pronësinë e GBC Oil, me argumentin se kompania nuk kishte përmbushur detyrimet e marrëveshjes koncesionare si dhe kishte miliona dollarë borxhe të papaguara në shtet. Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih duke kërkuar rreth 100 milionë dollarë kompesim nga qeveria shqiptare.

Në Korrik të vitit 2020, Gjykata hodhi poshtë pjesën më të madhe të pretendimeve të GBC Oil, por i njohu kompesim për rentën e paguar në masën 12.7 milionë dollarë, para të cilat qeveria duhet t’ia kthente GBC Oil si kompesim për të neutralizuar rritjen e taksave pas marrëveshjes koncesionare.

Por i gjithë ky do të ishte një operacion thjesht në letër, pasi GBC Oil kishte 40 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe megjithë njohjen e 12.7 milionë dollarëve nga arbitrazhi sërish duhet të paguante mbi 27 milionë dollarë në shtet. Këtu fillon skema.

Zhduket GBC Oil dhe borxhet ndaj shtetit, por mbetet gjoba

Përpara vendimit të arbtrazhit, në vitin 2018, GBC Oil lidhi një marrëveshje financimi me një kompani kanadeze të quajtur IMF Bentham. Kjo e fundit mori përsipër të financonte shpenzimet e arbitrazhit të GBC Oilit kundër qeverisë shqiptare, kundrejt një përqindje nga fitimi i mundshëm në arbitrazh. Pak kohë më vonë IMF Bentham u ble nga Omni Bridgway, një fond australian, i specializuar në financimin e konflikteve gjyqësore.

Dokumentat e siguruara nga Kapitali tregojnë se Bentham dhe më vonë Omni financuan gjthsesj 3.6 milionë dollarë shpenzime për GBC Oilin. Por teksa kishin marrë të drejtën e njohjes së 12.7 milionë dollarëve në arbitrazh, shumë shpejt ngjarjet morën një kthesë interesante.

Tre muaj pas vendimit të arbitrazhit, Omni hapi një padi në një gjykatë të ishujve Cayman për të kërkuar falimentimin e GBC Oilit. Arsyeja ishte se GBC nuk kishte arritur të shlyente një kredi prej 600 mijë eurosh ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu

Padia e Omnit per te falimentuar GBC Oil

Gjykatësi në ishujt Cayman e futi menjëherë në procedurë likuidimi GBC Oilin duke caktuar si bashkëlikujdues Christopher Kennedy and Barry Lynch. Procesi i likujdimit zgjati tre vjet, por dy muaj para se GBC Oil të falimentohej zyrtarisht Omni dhe GBC, e cila tani administrohej nga likujdatorët në ishujt Cayman, hynë në një marrëveshje transferimi.

“GBC Oil me anë të kësaj marrëveshje shet, cakton dhe transferon në mënyrë të pakthyeshme në Datën e Hyrjes në Fuqi tek Omnia BL të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin e GBC-së në Pretendimin (që për shmangien e dyshimit, përfshin cmimin e fituar ne Arbitrazh), për një shumë të vlefshme ekuivalente me 14,438,963 USD,  por asnjë nga detyrimet ose detyrimet e GBC-së,” thuhet në marrëveshje.

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu

Marrevshja e golit 40 milione dollare

Me pak fjalë përmes kësaj marrëveshje Omni mori të drejtën për të arkëtuar gjobën e caktuar nga vendimi i arbitrazhit, e cila së bashku me interesat shkonte në 14.4 milionë dollarë, ndërsa borxhet ndaj shtetit shqiptar i mbetën GBC Oilit.

Një muaj pas kësaj marrëveshje GBC u falimentua zyrtarisht dhe bashkë me falimentimin e saj u tretën edhe 40 milionë dollarë borxhe që ajo kishte ndaj shtetit shqiptar. Por ai që mbeti ishte vendimi i arbitrazhit, të drejtat e të cilit i kaluan Omni Bridgewayt.

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu

Falimentimi i GBC Oil

Si rezultat, Shqipëria e cila duhet të kishte marrë 27 milionë dollarë të pastra nga GBC Oil, tani jo vetëm që nuk do të marrë asgjë, por do të paguajë 15 milionë dollarë tek Omni.

Ky ishte goli që iu bë Shqipërisë përmes skemës Omni-GBC Oil, një gol që iu grabiti qytetarëve shqiptarë 40 milionë dollarë, për shkak se qeveria nuk denjoi të ndiqte çështjen dhe të paktën të zeronte vendimin e arbitrazhit me borxhet që GBC Oil kishte ndaj shtetit.

Share it :