Shplaka/ Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Shplaka/ Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin me votat e shumicës së tij parlamentare. Pas vendimit të sotëm të Kuvendit ka ardhur reagimi nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Ambasada e Gjermanisë thekson se ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta duhet të zbatohet shpejt dhe pa pengesa, duke kujtuar se këto janë kushte për procesin e anëtarësimit në BE.

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë Tiranë ka reaguar me kritika për mbrojtjen që Rama po i bën Ballukut duke deklaruar se goditja e korrupsionit në rangun e lartë është kusht për integrimin.

“Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.”– thuhet në deklaratë.

Share it :