Ndodhi ajo qe pritej! Rama nuk e leshon Ballukun! Votohet kunder SPAK per arrestimin e saj
Me 82 vota pro maxhoranca u bë mburojë e Belinda Ballukut duke rrëzuar sot në Kuvend kërkesën e SPAK për t’I hapur rrugë arrestimit të saj pasi është në hetim në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025.
Balluku është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.
82 votave të maxhorancës iu bashkuan votat e PSD-së së Tom Doshit, ndërsa në sallë munguan deputetët socialistë Fatmir Xhafaj, Elisa Spiropali, Blendi Gonxhe, Eduard Shalsi e vetë Belinda Balluku.
Menjëherë pas votimit, deputetë të opozitës, kanë nisur të godasin tavolinën, ndërkohë deputetët e PD-së dhe Sali Berisha bllokuan foltoren në shenjë proteste.






