Petrit Vasili: Xhaçka,Tahiri dhe Balluku te “pafajshem”, ndersa Ahmetaj jooo, ç’karagjoz Kryeminister! Shejtanet kane dale nga shishja
Kryeministri me i karagjoz dhe më pa parime i historise se Shqiperise çkrehu dje nje fjalim diarreik per prezumimin e pafajsise perpara bagetise se tij parlamentare.
Por sot asnje njeri nuk ka asnje minute kohe per te humbur qe te degjoje brockullat e nje pengu si Edi Rama, sepse ne vend qe te degjojme atë mjaftojne te shohim veprimet e tij per ta kuptuar menjehere se çfare syfeti eshte ky.
Rastet e njepasnjeshme te Tahirit, Xhaçkes dhe Ballukut e poshterojne plotesisht Edi Ramen si nje batakçi dhe hesapxhi ordiner, qe s’ ka lidhje me asnje parim dhe aq me pak me prezumimin e pafajsise.
Keta te tre akuzoheshin me fakte e prova asgjesuese per vepra shume te renda penale, megjithate Rama perdori e shperdori te gjithe pushtetin dhe Kuvendin e Shqiperise dhe i mbrojti duke votuar per te mos lejuar arrestimin apo per tju mbrojtir mandatin e deputetit si dhe beri edhe nje avokati skizofrenike publike te tyre.
Po per Ahmetajn, qe ishte edhe i vetmi socialist dhe absolutisht me i afti prej tyre, perse u kthye ne nje qen rruge dhe ju versul ta shqyente?
Perse prezumimi i pafajsise se Rames nuk vlejti aspak edhe per Ahmetajn, ndonese akuzat ndaj tij ishin dukshem te ngjitura me peshtyme dhe ne boshllek provash e dokumentesh, aq sa hetimet ndaj tij zgjateshin e zgjateshin pa fund?
Pra te vene balle per balle veprimet e Rames tregojne fytyren e kreut te nje organizate korruptive mafioze qeveritare.
Rama, qe mbron me zjarr deri ne budallek Ballukun, Tahirin, Xhaçken, Veliajn, Beqajn, Dakon etj, perse vetem tek Ahmetaj ngec keqas, humb kontrollin, përmjer parimet dhe kthehet ne nje bufon pa logjike dhe dinjitet?
Ajo shqiptaret kane pare eshte shume e qarte: Denoncimet e Ahmetajt u provuan qe ishin te verteta dhe tregonin nje grabitje te se paku 14 miliard euro, ndersa akuzat e Rames per Ahmetajn ishin vetem shtërzime te nje njeriu te kapur me presh ne dore.
Prezumimi i pafajsise ne rastin e Rames eshte thjesht nje gjethe fiku perpara zullumit kolosal te organizates, qe ai kryeson pavarsisht recitimit te tij histerik, aksioz, te friksuar dhe me marrje fryme perpara bagetise se poshteruar parlamentare.
Shpresa e vetme e deshperuar e Rames eshte mbyllja e gojes, moshapja e buzeve, heshtja totale dhe nje omerta’ e bukerizuar, por kjo per fatin e keq te tij eshte absolutisht e pamundur.
Shejtanet kane dale nga shishja……!






