Duart larg nga prona ime”/ Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

Duart larg nga prona ime”/ Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës

Banorët deklarojnë se kanë dokumentacionet e duhura se tokat janë në pronësi të tyre brez pas brezi që nga vitet 1930-të, ndërsa shprehen se Gjykata dhe Prokuroria e Shkodrës nuk i kanë hetuar si duhet kallëzimet e tyre.

Për të dytën herë, ata janë drejtuar përmes një proteste përpara SPAK prokurorëve, që të marrin në dorë dosjen.

Ata kërkojnë nga SPAK verifikimin e punës së prokurorëve e gjykatës së Shkodrës dhe të vërtetohet se pronat janë në pronësi të tyre dhe jo të një personi që u ka dhënë ato një investitori që ky i fundit të ndërtojë një resort turistik në fshatin e tyre.

Banorët pritet të japin në SPAK emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët sipas tyre kanë abuzuar me dosjen që ata kanë çuar në prokurorinë dhe gjykatën e Shkodrës.

Gjithashtu ato kanë vepruar edhe duke goditur me vezë godinën e SPAK.

Banorët e Rrjollit depozituan pak ditë më parë një kërkesë zyrtare në Prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë ligjore lidhur me vërtetësinë e dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës në zonën e Rrjollit, aty ku po ndërtohet resorti turistik.

Share it :