Thirrja e Petrit Vasilit: Nderkombetarë në ç’ vrimë jeni futur, pse nuk flisni, Drejtesia u varros nga Rama!

Thirrja e Petrit Vasilit: Nderkombetarë në ç’ vrimë jeni futur, pse nuk flisni, Drejtesia u varros nga Rama!

Nga Petrit Vasili

Nderkombetare sot Edi Rama e varrosi Reformen ne Drejtesi dhe deklaroi hapur se ka instaluar Drejtesine e komanduar dhe zaptuar nga ai dhe partia e tij permes deputeteve ne parlament.

Nderkombetare ju bete namin e zi per miratimin me cdo kusht te reformes ne drejtesi.

Nderkombetare ju kercenuat edhe me mesazhe personale deputetet per te votuar Reformen.

Nderkombetare ju permes surrateve emblematike te ambasadoreve Vllahutin dhe Lu u bete protagonistet edhe te pazarit per te votuar Reformen edhe me vota te blera.

Nderkombetare ju akuzuat edhe opoziten si dhe liderat Berisha dhe Meta si gjoja pengues te reformes.

Nderkombetare ju kerkuat dhe u futet edhe ne Kushtetute permes Operacionit Nderkombetar te Monitorimit si gjoja garanci per zbatimin e Reformes.

Nderkombetare ju leshuat kilometra te tera deklaratash te njepasnjeshme per votimin me cdo kusht te Reformes.

Nderkombetare ju qe nga Komisioneri Hanh, Zv.Sekretarja e shtetit Nuland, Asisent Sekretari Hoyt Brian Yee e nje lume nderkombetaresh prodhuat tonelata me deklarata e kercenime per kete te votuar me cdo kusht kete reforme.

Nderkombetare ju qe shpenzuat qindra milione euro dhe dollare çdo tu thoni taksapaguesve tuaj tani qe Reforma e varros publikisht dhe ligjerisht nga Rama ne Kuvend.

Nderkombetare ku jeni tani, në çfare vrime jeni strukur???

Nderkombetare kush jua mbylli gojen??

Nderkombetare me cfare zarfi, qese apo thesi jua mbyllen gojen?

Ja si putheshin Lu dhe Vlahutin nga “gezimi” i votimit te Reformes, por kjo ne te vertete rezultoi puthja e vdekjes se Reformes.

Share it :