Çështja Balluku/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë

Çështja Balluku/ Berisha: Kemi komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp tha se, Partia Demokratike ka komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, ata erdhën dhe e panë vetë gjendjen e rëndë të Shqipërisë.

Marsi Korreshi: Ju keni thënë që, Edi Ramën nuk do ta rrëzojë as drejtësia, as ndërkombëtarët, por qytetarët. Por a po komunikoni dhe a po komunikon opozita me ndërkombëtarët lidhur me këtë situatë, lidhur me një refuzim zyrtar që mazhoranca po i bën arrestimin të Ballukut, kërkesës së SPAK?

Sali Berisha: E vërteta është se, ne kemi patur komunikim të vazhdueshëm për këtë problem. Por fatmirësisht, siç jeni në dijeni ka patur vizita intensive ndërkombëtare në Tiranë gjatë këtyre dy muajve të përqendruara, kryesisht në këtë çështje.

Ndaj dhe, shumë pak ka qenë e nevojshme, do të thosha brief-imi ynë. Ne e kemi bërë atë, unë po theksoj dhe njëherë; misioni fakt mbledhës i Partive Popullore Europiane i përbërë nga përfaqësuesit e 30 partive, që ishte pak ditë më parë në Tiranë, në konkluzionet e tij shprehet se, gjendja që gjetëm në Shqipëri ishte shokuese.

Të gjithë konstatimet e tyre në Shqipëri, përfaqësues të Parlamentit Europian që erdhën në një akt shumë të rrallë, shumë të rrallë, mision faktmbledhës. Edhe ata i pasqyruan në fjalimet, qëndrimet e tyre në Parlamentin Europian.

Po kështu Shqipërinë e kanë vizituar ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë dhe ministri për Europën i Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë hark kohor të shkurtër e ka vizituar Komisioneri për Ligjin i Komisionit Europian.

Jam i bindur se nuk ka vend të lirë, se vendet e lira qëndrojnë fuqishëm për shtetin ligjor.

Ndaj dhe nuk mbetet gjë tjetër veç se falënderime për qëndrimet e qarta, të prera që kanë mbajtur.

Por siç jeni dëshmitarë, e kam paralajmëruar gjithnjë se, Edi Rama kurrë nuk do të pranojë të dorëzohet para drejtësisë.

Se Lubi Balluku është thjeshtë noterja, sekretarja e regjistrimit të vjedhjeve të tij, natyrisht ka përfituar prej tyre, por aty kryesor është Edi Rama.

Kështu që duhet tani sovrani të thotë fjalën e tij në mënyrën më të vendosur, më vendimtare.

Share it :