Trump refuzon ndihmën e Britanisë: Nuk na duhen ata që i bashkohen luftës pasi kemi fituar
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të shtunën se Mbretëria e Bashkuar po “mendon seriozisht” të dërgojë dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, por ai paraprakisht refuzoi ofertën.
“Është në rregull, Kryeministër Starmer, nuk na duhen më — por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne tashmë kemi fituar!” tha Trump.
Trump ka qenë shumë kritik ndaj Starmerit për moslejimin e Shteteve të Bashkuara që të përdorin bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar gjatë sulmeve ndaj Iranit.






