Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen dhe në Shqipëri

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndjehen dhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka goditur Greqinë në orët e para të së dielës, 12 km në lindje të Leptokarisë, me thellësi 12.9 km.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri, kryesisht në jug dhe në ishujt Jonian. Katër minuta pas tij, një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ka ndodhur në të njëjtën zonë.

Pavarësisht forcës së tërmeteve, nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Në Janinë pati ndërprerje të energjisë elektrike, që u riparua shpejt, ndërsa në disa zona përreth zgjati më shumë. Shkencëtarët e Institutit Gjeodinamik theksuan se tërmetet nuk kanë dhënë paralajmërime.

Share it :