Kryedemokrati, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me fjalimin e Belinda Ballukut e cila deklaroi dy ditë më parë se i ka lënë Shqipërisë vepra të jashtëzakonshme.
Gjatë dorëzimit të detyrës si Ministre e Energjisë dhe Instrastrukturës, Balluku foli për vepra që sipas saj do të mbahen mend, ndërsa rrugët gjatë muajve të fundit janë shkatërruar, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Ndërkohë në postimin në rrjete sociale, Berisha ka nxjerrë pamjet nga akset e shembura, konkretisht ai Librazhd-Prrenjas i cili izoloi për 11 ditë juglindjen, krahas së cilit shkruan “Flet vetë, dhe kështu e mbyllim me një falim…Duke treguar veprat e arta”.






