Berisha: Nxënësit dhe studentët duhet të jenë në ballë të kësaj lëvizje, këto janë momente vendimtare për kombin!
Kryetari i PD, Berisha bëri thirrje të forta që nxënësit dhe studentët të dalin në ballë të lëvizjes qytetare, duke theksuar se këto janë momente vendimtare për kombin.
Berisha u bëri thirrje intelektualëve të mos harrojnë asnjëherë rolin e tyre në mbrojtjen e interesit publik dhe theksoi se situata e sotme kërkon veprim të vendosur për të rivendosur drejtësinë dhe përgjegjësinë qytetare.
Berisha: Vini re ju, merrni pak Durrësin.
U përmbytën 6 mijë shtëpi në kushtet më të mjera.
Asnjë qindarkë gjer sot, ndaj dhe nuk u shpall gjendja e jashtëzakonshme, që Kushtetuta, ligji e detyron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Jo. U kalua.
U them një gjë tani.
Ditën e parë dolën, ditën e dytë nuk dilnin në protestë nga frika.
Atëherë duhet të dalim. Duhet t’ua heqim frikën.
Duhet të bëjmë gjithçka që nxënësit tanë, studentët të jenë në ballë të kësaj lëvizje.
Janë momente shumë vendimtare për kombin.
Shikoni se çfarë bën, del ajo, është bërë figurë e zezë në të gjithë botën, nuk ka media e madhe pa e lakuar Belinda Ballukun, Lubi Ballukun. Të gjitha mediat e botës. Nuk ka ngelur kancelari në botë që nuk e ka emrin e saj dhe dilte dje serbes-serbes dhe bënte ndarjen si heroinë e tyre.
Po natyrisht midis hajdutëve, ai që vjedh më shumë është hero.
Dhe ata e duartrokisnin.
Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë takim me ju për një thirrje për të gjithë intelektualët, nuk duhet të harrojmë kurrë se thelbi i ynë është mbrojtja e interesit publik.
Sot kemi 1001 arsye për t’’i dalë zot interesit publik më shumë se të tjerët.
Edhe njëherë gëzuar këtë ditë dhe faleminderit shumë.






