Xhixho: Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të miratohet urgjentisht projektligji për uljen e tij

Xhixho: Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të miratohet urgjentisht projektligji për uljen e tij

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve, duke theksuar se çmimi i naftës është një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve sot.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se Shqipëria ka aktualisht çmimin më të lartë të naftës në rajon. Sipas saj, qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.83 euro për litër, ndërsa në vendet fqinje çmimet janë dukshëm më të ulëta.

Ajo theksoi se në Kosovë nafta kushton rreth 1.18 euro për litër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro për litër.

Sipas Xhixhos, situata mund të përkeqësohet edhe më tej për shkak të tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme, që pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimit të naftës, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e produkteve bazë të shportës, si buka, qumështi dhe vaji.

Në këtë kuadër, ajo bëri me dije se Partia e Lirisë ka propozuar një projektligj për uljen e çmimit të karburanteve, i cili parashikon pezullimin e dy taksave mbi naftën.

Sipas saj, aktualisht rreth 60% e kostos së naftës përbëhet nga taksat, gjë që përbën një barrë të rëndë për familjet dhe bizneset.
Xhixho theksoi se projektligji duhet të miratohet me urgjencë, duke e cilësuar atë si një masë të domosdoshme ekonomike dhe sociale në ndihmë të qytetarëve.

Xhixho:

Çmimi i naftës është shqetësimi i çdo qytetari sot. Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon.
Ne paguajmë rreth 1.83 euro për litër.

Në Kosovë rreth 1.18 euro.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro.

Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, është paralajmëruar rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, e cila do të ndikojë direkt te çmimet e të gjitha produkteve të shportës nga buka, qumështi, vaji etj .

Prandaj, Partia e Lirisë ka propozuar Projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve, duke pezulluar dy taksa.
Pasi sot 60% e kostos së naftës e përbëjnë Taksat, duke qenë një barrë për familjet dhe bizneset e ndershme .

Ndaj Pr/Ligji i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës, duhet miratuar me urgjencë si një masë ekonomike dhe sociale në dobi të çdo qytetari.

Share it :