Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

Lubonja: SHISH ka bashkëpunuar me krimin e organizuar

Armiku më i madh që ka shkatërruar Shqipërinë, sigurinë të ardhmen është futja e ekonomisë dhe shtetit në dorë të krimit të organizuar”, kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjithashtu Lubonja në analizën e tij ngriti shqetësimin se bandat në vend kontrollojnë gjithçka, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion. Lubonja nuk i kurseu kritikat edhe ndaj opozitës, duke thënë se ka mbetur në ‘përçarjen’ e saj, pa arritur të sjellë një vizion për qytetarët.

Më tej Lubonja nënvizoi se SHISH ka bashkëpunuar ke krimin e organizuar në Shqipëri.

“Armiku më i madh që ka shkatërruar Shqipërinë, sigurinë të ardhmen është futja e ekonomisë dhe shtetit në dorë të krimit të organizuar. Dhe gjëja e parë pse duhet ta kishim atë SHISH, jo që të na mbrojë nga terroristët, por të japin informacion se çfarë bën krimi në Shqipëri. Deri sa shefi i policisë takohet me Ergys Agasin dhe e ka mi, po ky SHISH që e paguajmë ne, a ka ditur gjë? Pra detyra është që pasi të marrë informacion e çon te disa figura kryesore, Presidenti dhe kryeministri që ka detyrë të veprojnë. Pra Shërbimi vetë nuk ka funksionuar, policia nuk funksionon. Po përse? Sepse janë të lidhur. Pra pse kemi shkuar kaq keq? Unë them që një nga arsyet është se kanë ikur balancat. Por po të ishte një opozitë e fuqishme, mund të flisnim ndryshe”, tha ndër të tjera Lubonja.

Share it :