Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, nuk përfshihet në agjendë imuniteti i Belinda Ballukut, SPAK kerkon arrestimin

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, nuk përfshihet në agjendë imuniteti i Belinda Ballukut, SPAK kerkon arrestimin

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë përfshirë disa projektligje për diskutim dhe miratim nga deputetët.

Megjithatë, në agjendën e kësaj seance nuk është parashikuar shqyrtimi i kërkesës së SPAK për arrestimin dhe heqjen e imunitetit të deputetes dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Tre ditë më parë, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë dorëzoi në Kuvend raportin e tyre pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku parashtrohen argumentet se përse duhet të miratohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Share it :