Berisha: Nuk duhet mbyllur kjo seancë pa votuar për Lubinë! Skandali i AKSHI-t po hetohet edhe nga palët e interesuara

Berisha: Nuk duhet mbyllur kjo seancë pa votuar për Lubinë! Skandali i AKSHI-t po hetohet edhe nga palët e interesuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se seanca aktuale nuk duhet të mbyllet pa u votuar për çështjen e Ballukut, duke akuzuar qeverinë për mbrojtje të krimeve të lidhura me Kushtetutën dhe për përfshirje të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.
Berisha e cilësoi skandalin e AKSHI-t si një krim monstruoz që po hetohet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga palët ndërkombëtare të interesuara, dhe u shpreh se mbrojtja e Lubinës është në fakt mbrojtje e “vjedhjeve të papërmbajtura” të kryeministrit.

Berisha: Midis të gjitha krimeve, në hierarkinë e tyre, krimet ndaj Kushtetutës janë krime të tradhtisë së lartë të vendit.
Kjo që bëni ju është një krim në vazhdim duke mbrojtur një delinkuente, një kriminele të trefishtë.
Dhe nuk e mbroni atë ju, se po të qe puna sa për Lubinë, ju e flaknit në Lanë atë.
Ja atje e flaknit!
Po ju nuk ua mban sepse e dini se Lubia nuk është asgjë tjetër veçse një shërbëtore e Edi Ramës 25 vite, e cila ka zbatuar vetëm urdhrat e tij dhe ka përfituar, ka vjedhur nëpërmjet tij, por sa ka vjedhur Rama njeri në Shqipëri.
Faktikisht ju po mbroni vjedhjet e papërmbajtura, të pakufishme të Edi Ramës.
Në çdo vendim të saj është firma e Edi Ramës, është porosia e Edi Ramës, janë mesazhet e Edi Ramës.
Mos u keqpërdorni në këtë mënyrë kaq ekstreme sepse në fund të fundit ju do e shihni veten ashtu siç jeni, e keqja banale, njerëz pa vlerë.
Pra, unë nuk merrem këtu me avoketërit mjeranë, por merrem me Edi Ramën.
U garantoj se e keni të humbur këtë betejë.
E keni të humbur keq, dëgjojeni fjalën time.
Lubinë nuk ka forcë në botë që ta mbrojë.
Dosja e saj është dosja e Edi Ramës.
Mirlinda dhe Lindat e AKSHI-t janë krim monstruoz dhe nuk po hetohen vetëm në Shqipëri, ua them unë këtu.
Po hetohen nga të gjitha palët e interesuara.
Po ju ç’po tregoni?
Po zhvisheni lakuriq para shqiptarëve dhe botës si skllevër të Edi Ramës.
Ndaj dhe silleni këtu sot t’i heqim imunitetin, t’i japim autorizim prokurorisë së veprojë sipas ligjit dhe Kushtetutës.
Ky është i vetmi veprim.
Nuk duhet kjo seancë të mbyllet pa u paraqitur këtu raportet.

Share it :