Me ne fund/ 1,3 mln euro! Vera e zhdukur tek vinoteka e Ergys Agasit, SPAK merr dosjen nga prokuroria e Tiranes

Me ne fund/ 1,3 mln euro! Vera e zhdukur tek vinoteka e Ergys Agasit, SPAK merr dosjen nga prokuroria e Tiranes

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e zhdukjes së verës së sekuestruar të Ergy Agasit.

Dosja i ka kaluar SPAK, e cila pritet të bashkohet me procedimet penale për abuzimet me AKSHI-n.

Bëhet fjalë për rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta që u sekuestrua në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, por brenda 24 orëve zhduket pa gjurmë nga vinoteka e vilës së Agasit në periferi të Tiranës teksa në kërkim është shpallur i afërmi i këtij të fundit Eno Agasi.

Në atë kohë kur ndodhi operacioni u tha se do të hetohej edhe roli i doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur dhe mbetet për tu parë nëse SPAK do të zbulojë rolin e personave përgjegjës.

Vlera e verës së zhdukur nga përllogaritjet paraprake rezulton në mbi 1.3 mililn euro

Share it :