Berisha: Në shtetin e Irenës me 5 mbiemra ka vetëm krim në vazhdim!
Kryetari i PD, Sali Berisha nga SPAK u shpreh se në shtetin e Irenës me 5 mbiemra (Irena Gjoka) ka vetëm krim në vazhdim.
Ai tha për gazetarët se, ILD njoftoi për hapjen e procesit disiplinor ndaj saj, pasi dokumentet tregojnë që Gjoka është e dënuar nga drejtësia greke.
Berisha: Në shtetin e Irenës me 5 mbiemra ka vetëm krim në vazhdim.
E morët vesh se ILD-ja njoftoi se do të hapë proces disiplinor për masë disiplinore.
Me gjithë dokumentet që ajo është një kriminele e dënuar në gjykatat e Greqisë.
Me gjithë dokumentacionin se ajo është një kriminele që ka mashtruar në formularët zyrtarë të vetingut, të dekriminalizimit dhe të ILDKP-së.
Të gjitha këto përbëjnë vepra penale në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nen i cili përcakton se në organet kushtetuese, ata të cilët kanë shkelur ligjet me tre të pestat për këto organe, nuk mund të jenë punonjëse në këto organe.
Kështu Irena, mikesha e ngushtë jo vetëm e Gys Agasit, po edhe e Linda Ramës, po, është një klub aty afër meje, thonë është i thjeshtrës dhe aty drekojnë, darkojnë rregullisht.
Pra, Irena me kaq mbiemra qëndron mbi këtë piramidë kriminale shtetërore.
Altin Troplini mashtron komunitetin ndërkombëtar në mënyrë të turpshme dhe të padenjë se po shoh dokumentet, se çoç ky ai apo ai mos i ka sajuar.
E kuptoni? Duhet të jesh kretin në vepër penale të mendosh se mund të sajohet vula apostile.
Vula apostile është vulë e sanksionuar në traktate ndërkombëtare dhe ajo nuk mund të vihet nga askush në diskutim përveç Altin Troplinit, i cili është vëlla siamez në moral dhe çdo gjë me Irena Gjokën.
Ata janë si me qenë binjakë siamezë të dy.
Pra, vazhdon, jemi në rrethanat e krimit të vazhdueshëm shtetëror, i cili implikon Altin Troplinin, Irenën me 5 mbiemra, Olsin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Çelën, prokurorin e përgjithshëm, kreun e KLGJ, Rusi, i cili nuk mund të lexojë Kushtetutën në paturpësinë e tij ekstreme, të lexojë vulat apostile, por edhe pasi ia çoi Prokuroria e Përgjithshme se kjo ka mashtruar, nuk guxoi, i urdhëruar nga Surreli, nga Edi Rama, se tani kur i përmend emrin asaj të shoqes, është gabim se është Edi që përcakton gjërat, pra, nuk guxon të marrë vendimin si KLGJ dhe thotë se duhet ta shqyrtojë ILD-ja, famoze, e cila thuhet se nuk shqyrton asnjë ankesë.
E kanë çuar për kompetencë në një institucion që nuk shqyrton asnjë ankesë.
Pra, edhe njëherë, ky është narkoshteti, shteti i krimit në vazhdim, dhe u garantoj se në historinë moderne një shtet që të ketë për bosht Irenën si ky, nuk ekziston.






