Tuneli i Skërficës mbushet me ujë, shqetësime mbi funksionalitetin, sigurinë dhe cilësinë e punimeve

Tuneli i Skërficës mbushet me ujë, shqetësime mbi funksionalitetin, sigurinë dhe cilësinë e punimeve

I konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, Tuneli i Skërficës ka filluar sërish të shfaqë problematika, sa i përket mënyrës së ndërtimit të tij.

Siç shihet dhe nga pamjet e formuara nga Syri, Tuneli i Skërficës ka prezencë të konsiderueshme uji brenda tij, një situatë tejet shqetësuese që ngre alarmin mbi cilësinë e punimeve për këtë vepër infrastrukturore.

Pamjet tregojnë grumbullim uji në segmentin e brendshëm, duke ngritur shqetësime për funksionalitetin, sigurinë dhe cilësinë e punimeve

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë është një projekt infrastrukturor me kosto të lartë prej 23 milionë euro, ku vetëm tenderi për ndriçimin dhe sistemet e tij ka kapur vlerën e rreth 1.2 milionë eurove.

Share it :