Rrugët kanë rënë, aferat e qeverisë zmadhohen’, Këlliçi: Rama s’qeveris më, mbron interesat financiare nga drejtësia…
Ligjvënësi demokrat, Belind Këlliçi ka shprehur shqetësimin, lidhur me abuzimin që qeveria e Edi Ramës po bën ndaj vendit dhe qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se ndërsa rrugët kanë rënë, integrimi është në rrezik, çmimet rriten dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme, aferat e qeverisë vetëm sa zmadhohen.
Sipas deputetit të PD, Edi Rama nuk qeveris më, porse qëndron në zyrë për të ruajtur interesat financiare e për t’u mbrojtur nga drejtësia
Në kundërpërgjigje të kësaj krize që duhet zgjidhur, Këlliçi u bën thirrje qytetarëve të flasin me zërin e tyre në protestën e kësaj të shtune në orën 18.00 në shesh.
Postimi
Rrugët kanë rënë, integrimi në rrezik, çmimet rriten, të ardhurat nuk mjaftojnë, aferat e qeverisë zmadhohen.
Edi Rama nuk qeveris më, ai qëndron në zyrë për të ruajtur interesat financiare e për t’u mbrojtur nga drejtësia.
Kjo krizë duhet zgjidhur. Sot flasin qytetarët!
Shihemi në shesh, në orën 18:00




