Rama – Vucic bashke kunder integrimit/ Petrit Vasili: Maskat rane, Rama kunder integrimit, kerkon “fake anetaresim” ne BE!
Ne keto dite agonie per Edi Ramen, ku nga cdo cep e qoshe dalin te korruptuar te te gjitha niveleve dhe kriza politike eshte ne kulmin e saj, ai nxori fytyren e vertete te nje personi, qe me demokracine dhe lirite e njeriut nuk ka asnje lidhje.
Rama se bashku me Vuçiç, nje autokrat tjeter i njejte me te, ka dale hapur kunder integrimit europian dhe anetaresimit ne BE te Shqiperise.
Kete e ka bere sheshit ne nje interviste ne gazeten me te madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Rama dhe si vellai i tij Vuçiç kane kerkuar nje realisht nje
“fake anetaresim” apo gjoja anetaresim te kategorise se dyte te pjesshem, pa te drejta te plota, pa anetaresim real, pa te drejte veto si te gjithe vendet anetare, pra realisht nje gjoja anetaresim vetem e vetem sa per tu hedhur hi syve shqiptareve.
Anetaresimi i vertete dhe i plote ne BE kerkon sundim te demokracise, shtetit ligjor dhe respektim absolut te lirive dhe te drejtave te njeriut, tre kerkesa, qe Rama i urren si nje kryeminister i korruptuar dhe i inkriminuar, qe eshte.
Ne kete situate i vetmi qe mund ti bashkengjitej Rames ne kete projekt mashtrues demagogjik eshte Vuçiç rekordet e te cilit jane po aq te errta sa te Rames.
Lajm i mire eshte vetem se Rama ka hequr perfundimisht çdo maske dhe ka dale hapur kunder integrimit europian dhe parametrave demokratike te detyrueshem te BE dhe po pergadit alibine per te bashkepunuar hapur me shtete dhe realitete te errta antidemokratike dhe antiperendimore drejt autokrateve ne lindje te globit.
Kam shkruar shpesh per orientimin e rrezikshem pro lindor te Rames, kam degjuar edhe plot hajvane mediatike rilindas, qe buzeqeshnin me ironi idiote, por tashme faktet jane kaq flagrante sa asnje avokati mediatike nuk ja del dot te shfajsoje Ramen, qe publikisht ka nxjerre fytyren anti integrim.
Shqiptaret duhet te protestojne fort e shume fort sepse me Ramen ne zyren e kryeministrit e ardhmja e tyre do te jete nga me te zezat drejt nje pushteti gjithmone e me te kriminalizuar dhe antieuropian qe do tju grabise pronen, lirine e shprehjes, te punesimit,te shendetit dhe do ti detyroje te largohen nga vendi.
Tashme maskat jane hequr dhe nderkombetaret europiane, qe kane mbeshtetur kete kryeminister duhet te skuqen,tu vije turp dhe te mbyllin gojen sepse ja ku e kane monstren antieurope qe gatuan me duart e tyre ne kembim te ca zarfave te majmë me euro.






