Protesta/ snajperë dhe autoblinda te Kryeministria

Protesta/ snajperë dhe autoblinda te Kryeministria

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00.

Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë janë ndërmarrë masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit.

Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në selinë blu, ndërkohë që forcat policore kanë nisur pozicionimin në zonën qendrore të Tiranës.

Qindra efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje, me fokus të veçantë sigurinë e godinës së qeverisë, e cila është blinduar.

Policia ka marrë masa shtesë për skenarë të mundshëm dhune, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike, ndërsa në tarracën e Kryeministrisë raportohet se janë vendosur snajperë.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Do të ketë edhe disa autobotë me ujë që do të qëndrojnë pas Kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Share it :