‘Vendime drastike ndaj Shqipërisë’/ Alizoti: Zyrtarë të lartë të CDU pritet të vijnë në Tiranë

‘Vendime drastike ndaj Shqipërisë’/ Alizoti: Zyrtarë të lartë të CDU pritet të vijnë në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi se ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të CDU në Gjermani, duke paralajmëruar se përfaqësues gjermanë pritet të vizitojnë së shpejti Tiranë.

Sipas Alizotit, zyrtarët gjermanë janë “shumë të shqetësuar” dhe pritet të komunikojnë vendime që, sipas tij, “nuk janë të mira për Shqipërinë”. Ai theksoi se përplasjet mes Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtyrë Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane të kërkojnë aleatë të konsoliduar, të lidhur ngushtë me shtetin e së drejtës

Deputeti i opozitës nënvizoi se në kongresin e fundit të CDU-së ka pasur pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare dhe se një nga shqetësimet kryesore lidhet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, duke përmendur sasi të mëdha kokaine që, sipas tij, përfundojnë në portin e Hamburg. Në këtë kontekst, Alizoti përmendi edhe rolin e shërbimeve sekrete gjermane në evidentimin e dosjeve që, sipas tij, kanë ndikuar në veprimet politike ndaj sistemit.

Ai kritikoi qeverinë shqiptare, duke e cilësuar si “qeveria Balluku”, ndërsa figurën dhe logon e saj e lidhi drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Alizoti shtoi se pranë AKSHI-t operojnë gjermanët dhe se, sipas tij, është cënuar siguria kombëtare, duke e cilësuar situatën si të lidhur me kartelet kriminale.

Alizoti:

Kam patur takime me zyrtarë të lartë të CDU dhe më vonë do të vijnë në Tiranë dhe zyrtarë gjermanë që do ua komunikojnë dhe shumë vendime më drastike që nuk është gjë e mirë për Shqipërinë.

Ata janë shumë të shqetësuar. Përplasja që ndodh midis BE dhe SHBA, e ka bërë Gjermaninë dhe pjesën e Evropës, në kongresin e CDU kishte pjesëmarrje të gjerë të ndërkombëtarëve.

Në këtë rast, gjermanët duan aleatë të konsoliduar dhe aleatë të shtetit të së drejtës. Dhe nuk pranojnë cënimin e drejtësisë dhe problem I madh është I karteleve dhe ajo sasi e kokainës shkon në portin e Hamburgut dhe këtu hyjnë në rol shërbimet sekrete të cilët kanë pasqyruar një pjesë të madhe të dosjeve që kanë stimuluar dhe kanë shtyrë politikanët të veprojnë ndaj sistemit. Si të shikoni qeverinë që është qeveria Balluku dhe figura dhe logo është Edi Rama.

Tek AKSHI janë gjermanët, këtu është cënuar siguria kombëtare dhe këto janë në dorën e karteleve. Numri 2 i qeverisë nuk dorëzohet. Shprehja që thonte se përgjegjësia penale është përgjegjësi individuale

Share it :