Bushati: Rama zgjodhi Ballukun para Berlinit, kjo është “qeveria Belinda 2”

Bushati: Rama zgjodhi Ballukun para Berlinit, kjo është “qeveria Belinda 2”

Analisti Andi Bushati i ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar si një zgjedhje politike të kryeministrit Edi Rama në favor të Belinda Ballukut, përballë presionit që, sipas tij, ka ardhur nga Gjermania.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se, pavarësisht largimit formal të Belinda Balluku nga qeveria, njerëz të afërt me të janë vendosur në poste kyçe, duke e cilësuar kabinetin e ri si “qeveria Belinda 2”.

“Rama zgjodhi Belindën para Berlinit. Pavarësisht se Balluku iku, ajo ka lënë një vulë turpi mbi këtë qeveri të re.

Spiropali ka ikur sot me Belindën, pasi llafi qe, kjo më shan nëpër ambasada.

Pra sot Rama, duke hequr Belindën, ka pranuar edhe kushtin e Ballukut, të heqësh mamicën, jo njeri dosido.

Ministri i Mbrojtjes, njeri i Ballukut. Ai i energjitikës, njeri që ka bashkëpunuar me Ballukun. Duket sikur është hequr Balluku, por duket se Rama, ka dashuri, kompleks, mirënjohje, nuk di ti vë emrin, ndaj Belindës, që ja ka bërë qokën edhe në qeverinë ku Belinda mungon.

Gjermania ka qenë e vendosur, jo dorëheqja, por imuniteti i Ballukut. Sot Rama, në një mënyrë të çuditshme, atipike për një lider të kujdesshëm si Rama, në fjalimin që ka mbajtur para deputetëve, ka kujtuar fjalimet e Gazidedes dhe Berishës kundër Amerikës.

Fjalori që ka përdorur kundër Berlinit dhe Gjermanisë, sikur duan të keqen e Shqipërisë.

Në këtë kuptim, prandaj thashë zgjodhi Belindën para Berlinit. Sot Rama ka goditur shtetin më të fuqishëm të BE dhe ka bërë qeveri “Belinda 2”., tha Bushati.

Share it :