BKH në Autoritetin Portual të Durrësit, sekuestron praktikën e koncesionit 400 mln euro të Porto Romanos

BKH në Autoritetin Portual të Durrësit, sekuestron praktikën e koncesionit 400 mln euro të Porto Romanos

Një hetim i nisur nga prokuroria e posaçme SPAK, ka çuar oficerët e BKH-së në Autoritetin Portual Durrës, duke sekuestruar praktikën e koncesionit 400 mln euro që kishte si synim ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, informon gazetari i Syri.net, Elton Qyno.

Projekti dhe është zhvilluar në dy etapa: faza e parakualifikimit dhe ajo e kualifikimit.

Gjatë fazës së parë është skualifikuar një kompani nga Holanda, ndërsa më 9 mars është dorëzuar vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përmbyllëse të procedurës.

Hetimi i SPAK synon të verifikojë nëse gjatë zhvillimit të tenderit janë respektuar kërkesat ligjore dhe parimet e konkurrencës së ndershme.

Në intervistën e fundit të dhënë për Syri TV, (janar 2025) ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj denoncoi një aferën skandaloze të dhënies së një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl” ekskluzivisht për 35 vite, me rinovim automatik

“ O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë” deklaronte Ahmetaj gjatë intervistës

Share it :