Shkarkimi i Ballukut tym për ndërkombëtarët/ Lubonja: Duhet ndërruar ‘koka

Shkarkimi i Ballukut tym për ndërkombëtarët/ Lubonja: Duhet ndërruar ‘koka

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar ndryshimet e bëra këtë të enjte në qeveri, ku u shkarkua nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, Belinda Balluku.

Sipas Lubonjës, ndryshimet e bëra nga Rama janë një tymnajë që i drejtohet ndërkombëtarëve, si sinjal që ‘këtu po merren masa’, por edhe opinionit publik.

Sipas tij, ndryshime të tilla nuk sjellin asgjë, pasi duhet ndryshuar sistemi dhe të largohet Edi Rama.

“Ky tym i drejtohet edhe ndërkombëtarëve që shiko se ja po merren masa në Shqipëri. U shkarkuar Balluku etj. edhe opinionin publik për aq sa ka veshë edhe ndoshta pastaj këtu tani hyjmë në intriga. Nuk jemi brenda tyre.

Dje takova një njeri që ka biznes që i njeh mirë, më mirë një skemë, disa hallka që fillonte nga Rama e me radhë njëra ishte Balluku. Tani Balluku është bërë pengesë, problemi është që të ndërrojë zinxhiri me këto hallka. Ndrysho gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Duhet ndryshuar sistemi dhe koka e sistemit që është Edi Rama”,- tha Lubonja në emisionin “Kjo javë”

Share it :