Rama shkarkon Ballukun,por edhe Spiropalin, Gogu minister Drejtesise! Ja ndryshimet e fundit
Vetëm 5 muaj pas betimit të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, kryeministri ka bërë merimetimet e fundit të kësaj gangrene që quhet qeveri, duke shkarkuar nga ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministre Belinda Ballukun, dhe në vend të saj ka emëruar Enea Karakaci.
Gjithashtu një tjetër lëvizje që bie në sy është edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Jashtme dhe në vend të saj ka emëruar Ferit Hoxha.
Ja ndryshimet që priten në qeveri:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes
Burime kanë bërë të ditur se në mbledhjen e grupit parlamentar Koçiu do të marrë postin e zëvendëskryeministres, Ferit Hoxha do të jetë ministër i Jashtëm, Toni Gogu ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës, Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Parlamentin dhe largohet Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes.






