Kryeministri në presion”, Koka: Dosja e ardhur nga Gjermania përfshin edhe emrin e Linda Ramës

Kryeministri në presion”, Koka: Dosja e ardhur nga Gjermania përfshin edhe emrin e Linda Ramës

Gazetari Bledian Koka deklaroi se zhvillimet e fundit në raportin mes qeverisë dhe drejtësisë tregojnë se hetimet kanë në fokus real pushtetin e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, Koka u shpreh se Rama po përpiqet të fitojë kohë përballë hetimeve të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke ndërmarrë nisma ligjore që, sipas tij, synojnë të kufizojnë instrumentin e pezullimit të zyrtarëve gjatë hetimit.

Sipas Kokës, kryeministri nuk po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku për arsye politike, por sepse çdo avancim i hetimeve ndaj saj do të çonte drejt tij. Ai shtoi se tentativa për ndryshime ligjore synon të “mbyllë vrimën” që lejon pezullimin e zyrtarëve nën hetim.

“Unë mendoj që halli buron dhe kemi thënë më shumë se një herë, tek një vend, i cili krejt papritur, nga mbështetës shumë i madh i pushtetit dhe mënyrës si zoti Rama vepronte, na ka dalë dhe është bërë tabelë qitjeje. Që është Gjermania. Edhe sot, çfarë tha zoti Rama? Tha që ne do marrim ekspertizën e Italisë dhe të Francës për mënyrën se si mund të përmirësohet drejtësia dhe do marrim nga Gjermania vetëm atë që është prezumimi i pafajësisë. Po sepse, si me thënë, praktikisht tha, ai po thoshte që edhe atje ka korrupsion, por edhe atje prezumohen të pafajshëm. Pikërisht, sepse jemi jemi dhe në kuadrin e asaj që një një, po themi, një një gazetar shumë i afërt me zotin Rama, dhe ai s’e fsheh këtë gjënë, zoti Baton Haxhiu, na tha para ca ditësh kur e e përshkroi Gjermaninë si si një vend të korruptuar, si një vend nga i cili ne nuk mund të marrim shembull, ose ajo nuk mund të na japë mend neve. Dhe këtu dhe pyetja është, pse Gjermania? Dhe këtu ndoshta mund të kthehemi te kryetema e jote në në në nisje të emisionit që thotë ëh, halli i Edi Ramës, drejtësia tek dera e shtëpisë. Dhe pashë që titulli nuk ka thonjëza.

Dhe nuk ja vura sepse më shumë se një informacion, neve na thotë që dosja që solli kohë më parë vetë ministri i jashtëm i Gjermanisë, është një dosje e cila brenda nuk ka ëh si me thënë, këtë këtë që është me shpejtësi me qira. Mirlinda Karçanaj. Po ka shumë të dhëna që brenda në dosje janë familjarë të zotit Rama. Dhe familjarë të zotit Rama në këtë rast i bie të jetë bashkëshortja. Dhe sigurisht që nëse drejtësia ose një dosje që e ka drejtësia dhe po heton, shkon tek bashkëshortja e Edi Ramës, sigurisht që këtu kemi shkuar tek Edi Rama. Dhe ato gjëra që ne i kemi me informacione periferike, çdo ditë e më shumë na i konfirmon zoti Rama.

Jemi, jemi dakord. Edhe edhe Belinda Balluku është një gjë, por Belinda Balluku nuk është Linda Basha, Linda Rama më fal. Po po, është një Lind, por jo Linda Rama Basha. Dhe dhe prandaj sot, me e kishte vënë re dhe lideri i opozitës me të drejtë, sot praktikisht zoti Rama i bëri mbrojtjen, po të shikoni mbrojtjen që bëri për Mirlinda Karçanajin në raport me dy fjalët që u thanë për Belinda Ballukun, ishin si dita me natën.

Sepse sigurisht që ai foli për Mirlinda Karçanajin me superlativa që ndoshta as për bashkëshorten e tij s’e kemi dëgjuar ndonjëherë të flasi publikisht, dhe për Belinda Ballukun thjesht ‘m’ka cu nona me la gojen’ ishte praktikisht. Sepse ky është ajo konfirmimi që halli i madh i zotit Rama flen tek AKSHI dhe ky është dhe është pastaj na shkon edhe me atë që me të drejtë ish-zëvendëskryeministri na ka thënë dhe që profecitë e tij vetëpërmbushëse çdo ditë konfirmohen në publik, që kopshti personal, kuleta personale e zotit Rama dhe në qoftë se doni të zbuloni korrupsionin e Edi Ramës, është, duhet të shkoni tek AKSHI..”. tha Koka.

Share it :