Heqja e imunitetit të Ballukut, PS mbledh sot qeverinë dhe deputetët! Zbardhet agjenda
Grupi Parlamentar i PS-së zhvillon sot një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës dhe raportimin për prioritetet kryesore.
Në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.
Takimi nis në orën 11:00 me fjalën hapëse të Kryeministrit Rama.
Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili.
Në përfundim të mbledhjes, fjalën do ta marrë kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Në seancën e 5 marsit socialistët dhe demokratët do të shkojnë me dy raporte për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.
Image






