Rrugët ‘si metro’ nën asfalt’/ Gjokutaj zbardh skemën kriminale që po gërryen milionat e shqiptarëve
I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati Genc Gjokutaj ka folur për zhvillimet dramatike me prishjet e rrugëve të akseve kryesore, kryesisht Juglindja e cila ka 6 ditë që nuk komunikon me pjesën tjetër të vendit, pasi rruga është shembur duke bllokuar qarkullimin rrugor.
Sipas Gjokutaj, të gjitha rrugët e reja paraqesin të njëjtin “tipar” dhe “konfigurim”, duke sugjeruar se ato janë produkt i një metode të vetme abuzive.
Gjokutaj u ndal te cilësia skandaloze e punimeve duke e përshkruar si një rruge që “çahet dhe poshtë saj është si metro”, duke treguar mungesën totale të themeleve dhe materialeve të nevojshme, pavarësisht kostove prej miliona eurosh që deklarohen.
Gjithashtu avokati theksoi se zinxhiri i përgjegjësisë është i gjatë dhe kërkohet që hetimi të nisë nga koka, pasi përgjegjësia shtrihet që nga ish-Drejtoria e Rrugëve (sot ARRSH), te kryeinxhinierët që certifikojnë punimet, e deri te kompanitë private të ndërtimit, por një element kyç i kësaj skeme është roli fiktiv i supervizorëve.
Gjokutaj: Po ta shikosh edhe nga pikëpamja, po t’i kqyrësh këto vendngjarje, s’janë këto vendngjarje. E kupton? Këto kanë të njëjtin konfigurim, kanë të njëjtën formë, krizë, e ka, pra janë produkt i një mendimi kriminal, i një metode. E kupton? Shiko, shiko se unë s’kam parë, të çahet, shife, shife Sonila. Të çahet rruga dhe poshtë të jetë si metro. Ku rri?
Këtu duhet filluar që nga drejtoria e rrugëve, ish drejtoria e rrugëve, duhet filluar që me kryeinxhinjerët që kanë, janë përgjegjës për punimet, duhet filluar që nga kompanitë. E di ti apo jo? Sepse ligji, i dashur Sonil, kur shtrohet, bëhet një objekt rrugësh, se këta nisen sinjalistikat, thonë i lymë me bojë sepse atë shohin njerëzit, nuk shikojnë që shkon treni poshtë.
Jo vetëm që ti duhet ta shtrosh rrugën, po ti ke supervizorin, për të cilin bëhet tender, që supervizori të mbikëqyrë cilësinë e punimeve dhe supervizori merr 4% të vlerës. Po kush është supervizori? Kompania që regjistron të shtrojë rrugët, bën dhe kompani supervizore.






