Pas takimit me Berishën/ Përfaqësuesit e PPE mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Pas takimit me Berishën/ Përfaqësuesit e PPE mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane pasi ka zhvilluar një takim të gjatë në selinë e Partisë Demokratike me kreun Berisha dhe drejtuesit e lartë të kësaj force politike, kanë shkuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Pritet që të zhvillojnë takime edhe më zyrtarë dhe përfaqësues politike të tjerë.

Ne axhende, PPE ka planifikuar takime edhe me SPAK dhe kreun e KQZ, Ilirian Celibashi.

Me heret ne mengjes, misioni faktmbledhes u takua me ambasadoret e BE, SHBA, OSBE dhe ate gjerman. Në fokus të takimeve ishin zgjedhjet e 11 majit, ku opozita ka paraqitur faktet që tregojnë sipas saj për farsën zgjedhore.

Prania e ketij misioni, vjen pas kërkesës së liderit të opozites, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PE, në Bruksel, për tu njohur nga afër me shkeljet në zgjedhjet e 11 majit.

Share it :