Nga retorika e drejtësisë te mbrojtja politike: Si ndryshoi kursi i Ramës për imunitetin e deputetit

Nga retorika e drejtësisë te mbrojtja politike: Si ndryshoi kursi i Ramës për imunitetin e deputetit

Në dekadën e fundit, kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata të qarta lidhur me hetimet ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të akuzuar, duke thënë se “ne nuk do të bëhemi pengesë për hetimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të akuzuar nga drejtësia” dhe se “kush ka probleme me drejtësinë të përballet vetë me të”.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka krahasuar qëndrimet e kryeministrit Rama ndër vite, s ai përket imunitetit të ministrave.

Megjithatë, që në vitet 2023–2024, kjo retorikë ndryshoi në rastin e ish-ministrës Olta Xhaçka, kur Kuvendi duhej të vendoste lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të saj.

Kur Gjykata Kushtetuese kërkoi zbatimin e Kushtetutës, kryeministri e refuzoi, duke argumentuar se “vota e çdo deputeti është sovrane” dhe se Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë mënyrën e votimit të deputetëve. Vendimi i tij u mbështet nga shumica parlamentare, duke çuar në arkivimin e çështjes Xhaçka.

Sipas ekspertëve, ky vendim dhe praktikat e mëtejshme të parlamentit reflektojnë një ndryshim nga respekti ndaj ligjit drejt një retorike më kritike ndaj SPAK, sidomos në rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku, ku procesi vijon në parlament pa një vendim përfundimtar. Analistët vërejnë ngjashmëri me rastin e ish-ministrit Tahiri, ku mazhoranca u përpoq të mbronte zyrtarin disa muaj para se ai të dorëhiqej dhe të përfundonte i dënuar.

ISP duke monitoruar ecurinë e procesit dhe vendimmarrjet institucionale, rekomandon që Kuvendi të aplikojë standardet e vendeve të BE-së, duke garantuar që çdo zyrtar nën akuzë të përballet me drejtësinë pa përfitime politike apo imunitet parlamentar. ISP thekson se zbatimi i këtyre standardeve forcon kredibilitetin e demokracisë dhe besimin e qytetarëve te shteti i së drejtës

Në një demokraci funksionale, çdo zyrtar që del i fajshëm përballet me ligjin, ndërsa nëse del i pafajshëm, fiton kredibilitet dhe rrit besueshmërinë e institucioneve. Refuzimi apriori i hetimit dhe përfitimi nga imuniteti përbën, sipas ISP, një devijim serioz nga parimet e shtetit të së drejtës dhe një rrezik për besimin te demokracia.

Nga retorika e drejtësisë te mbrojtja politike: Si ndryshoi kursi i

Share it :