Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i PPE shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Një mision faktmbledhës i Partisë Popullore Evropiane (PPE), ka shkuar sot, 25 shkurt, në selinë e Partisë Demokratike.
Delegacioni i PPE do të zhvillojë takim me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike.

Në fokus të përfaqësuesve të PPE është një mision faktmbledhës për çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e institucioneve dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vizita e misionit faktmbledhës vjen në kuadër të angazhimit të PPE për të monitoruar zhvillimet politike në vendet partnere dhe për të forcuar bashkëpunimin me forcat politike anëtare apo partnere në rajon.

Share it :