Çahet asfalti në aksin Skrapar-Përmet, u ndërtua nga ‘Salillari’, bllokohet hyrja e qytetit

Çahet asfalti në aksin Skrapar-Përmet, u ndërtua nga ‘Salillari’, bllokohet hyrja e qytetit

Të tjera shembje rrugësh kanë sjellë problematikat në qarkun e Beratit…

Sipas burimeve për SYRI-n, çarja e asfaltit në rrugën Skrapar-Përmet, ka sjellë bllokimin prej 3 orësh hyrjen në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshkitjes së masivëve shkëmbor në rrugë.

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika

Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë afalti i aksit nacional Skrapar-Përmet, një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma Salillari. Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur.

Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan,në afërsi të Përmetit. Po kështu, prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.

Share it :