Berisha: Organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlamentin, duke u betuar se gjoja po mbron xhaminë!

Berisha: Organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlamentin, duke u betuar se gjoja po mbron xhaminë!

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor besimin si mburojë për të mbrojtur parlamentin dhe interesat e veta politike.
Ai theksoi se, protestat e opozitës, përfshirë aktivitetin e 28 shkurtit, janë organizuar me respekt ndaj xhamisë, pa penguar besimtarët, ndërkohë që sipas tij, organizata kriminale e qeverisë ka përdorur gaz lotsjellës dhe trupa të shumtë për të intimiduar qytetarët.

Berisha: Tani, çfarë diskutuam me partnerët tanë, miqtë tanë, thashë edhe njëherë, bëhen sipas rregullit Chatham House dhe nuk mund ta nxjerr në publik.
Janë ata që mund të bëjnë një prononcim sepse janë ata faktmbledhës.
Kurse sa i përket, ne kemi mbajtur qëndrimin më korrekt ndaj xhamisë, asnjë protestë, asnjë protestues nuk ka kaluar në segmentin nga Ura e Tabakut tek dera e parlamentit.
I kemi përjashtuar tërësisht nga veprimtaria protestuese.
Por, këta banditë kanë hedhur sasi të pafundme gazi për të revoltuar besimtarët që falnin namazin.
Kanë futur me dhjetëra trupa në tarracat e xhamisë.
Cili është qëndrimi ynë?
Qëndrimi ynë është ky. A e patë sa hodhën gaz në territorin e PD dhe bomba tymuese? Mirëpo ajo është rruga e derës tonë, nga ajo rrugë ne do hyjmë.
Kështu që i garantoj besimtarët se në mënyrë absolute, në territorin karshi xhamisë, PD nuk do zhvillojë asnjë aktivitet proteste.
Por natyrisht i garantoj organizatën kriminale se nuk do mund të mbrojnë parlamentin duke u betuar se gjoja po mbrojnë xhaminë.
Njerëz të pafe, pa din, pa imam, njerëz që vjedhin qytetarët e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët as me besimin, as me xhaminë, as me kishën, as me teqenë.

Share it :