N@rkotrafikantët shqiptarë, problem për Europën”, analiza e Artan Hoxhës pas ngjarjeve në Meksikë

N@rkotrafikantët shqiptarë, problem për Europën”, analiza e Artan Hoxhës pas ngjarjeve në Meksikë

Narkotrafikantët shqiptarë janë një problem i vërtetë sidomos për Europën”. Kështu u shpreh në një lidhje me Dita Jonë në A2 cNN gazetari Artan Hoxha, duke komentuar ngjarjet e fundit në Meksikë, pas vrasjes së bosit të drogës së El Mencho dhe ndikimit që ato mund të kenë në Europë dhe Ballkan.

Në këndvështrimin e tij Hoxha thekson se narkotrafikantët shqiptarë kanë marrë prej kohësh ekskluzivitetin për të kryer trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Në Shqipëri do të kemi një strategji të mirëfilltë duke patur parasysh bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me partnerët europianë dhe tashmë krimi organizuar shqiptar dhe narkotrafikantët shqiptarë janë një problem i vërtetë. Sidomos për Europën, ato janë një problem tashmë shumë i dukshëm, i shtrirë në masivisht dhe kanë marrë prej kohësh ekskluzivitetin për të kryer trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian”, tha Hoxha në A2 CNN.

Ndryshe nga Meksika, ku kartelet përballen hapur me shtetin dhe zotërojnë armatim të rëndë, në Ballkan, thotë gazetari Hoxha, nuk ekzistojnë struktura të tilla ushtarake që sfidojnë drejtpërdrejt institucionet. Ai nënvizon se grupet shqiptare nuk përballen hapur me shtetin, por operojnë në mënyrë të fragmentuar, shpesh përmes grupeve të vogla apo skuadrave të ekzekutimit

“Në Ballkan ne kemi maksimumi organizata kriminale të cilat nuk përballen me shtetin haptazi. Në Shqipëri këto organizata janë edhe më të reja dhe nuk kanë struktura të tilla kaq të mëdha. Pra ne nuk kemi ende kartelë të mirëfilltë, sepse kemi një problem shumë të madh. Organizatat tona nuk bien dakort se kush do drejtojë. Pra nuk arrijmë të bëjmë një aleancë kaq të madhe e cila të krijojë këtë problematikë. Prandaj kartelet janë shumë të rrezikshme për vendin ku operojnë, sepse ato kthehen në rivale direkte të shtetit, të ligjit aty janë kthehen në sundues të territorit dhe kjo gjë u jep atyre mundësinë dhe aftësinë që ata të kthehen një shtet paralel, pra një shtet brenda shtetit. Nga strukturat që ne kemi parë deri tani maksimumi kemi patur ndonjë një skuadër ekzekutimi, një grup vrasësh me pagesë, kryesisht për të goditur kundërshtarët e tyre dhe jo për të përballur me agjencitë e zbatimit të ligjit. Në Meksikë vriten vazhdimisht prokurorë, zyrtarë të nivelit të lartë, politikanë, gazetarë”, theksoi Hoxha në A2 CNN.

Sipas Hoxhës, Europa mbetet një nga tregjet më fitimprurëse për kokainën dhe çdo destabilizim në Meksikë, ndikon në zinxhirin e furnizimit që nis nga Amerika Latine dhe përfundon në vendet e BE-së. Ai thekson se kur goditen strukturat e mëdha, rrjetet kriminale riorganizohen, ndryshojnë rrugët e trafikut dhe partnerët në Europë.

“Në Europë nuk ka kartele kaq të mëdhaja. Organizatat mafioze që operojnë në Europë kanë një historik më të vjetër, kanë organizim dhe një strukturë krejt tjetër dhe kryesisht ato mundohen që me agjencitë e zbatimit të ligjit herë pas here t’i korruptojnë, të bëjnë aleanca me to, të shmangin një përplasje siç ndodh në Meksikë”.

Share it :