2026! Shqiperia e sateliteve/ S’kemi bukë e ujë”/ 30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës, shoferët gatuajnë me bombol gazi në rrugë

2026! Shqiperia e sateliteve/ S’kemi bukë e ujë”/ 30 kamionë të bllokuar nga shembja e rrugës, shoferët gatuajnë me bombol gazi në rrugë

Për shkak të rrugës së bllokuar në Librazhd, rreth 30 kamionë kanë mbetur në pritje në pikën kufitare të Qafë Thanës. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë po presin prej ditësh për të kaluar kufirin.

Shkak është bërë prishja e segmentit rrugor që ndiqej si itinerar i zakonshëm për lëvizjen Qafë Thanë–Elbasan.

Për pasojë, shumë kamionë janë detyruar të ndryshojnë rrugëkalim dhe të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonia e Veriut, çka ka sjellë rritje të menjëhershme të fluksit në pikën kufitare dhe krijimin e pritjeve.

Ata thonë se pritja është e vështirë, ndërkohë kanë mbetur edhe pa bukë dhe ujë.

Pritja është bërë e vështirë edhe në kemi familje dhe fëmijë. Kemi katër ditë këtu saktësisht, kemi mbetur edhe pa bukë, edhe një më ka mbetur. Do hamë atë tani. Po flemë në kabinë. Nga këtu do iki në Durrës. Shpresojmë të hapet rruga nga pala shqiptare, atë po presim”, tha njëri prej tyre për panorama.al.

“Kemi që të dielën këtu që presim. Moti është i ftohtë. Po presim të hapet rruga dhe të ikim, kemi mbetur pa bukë, pa ujë. Shpenzimet sipas kompanisë janë të mëdha, po problemet janë të mëdha, ne nuk dimë më shumë. Shpresojmë të hapet rruga dhe të ikim, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha një tjetër shofer.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë kanë hyrë 1510 shtetas dhe kanë dalë 1703 shtetas, një tregues i rritjes së lëvizjes në këtë pikë kufitare, e cila po përballon një volum më të lartë se zakonisht si pasojë e devijimeve të detyruara të trafikut.

Share it :