VIDEO/ ’Banditë pa uniformë që ndjekin deputetët’, Berisha demaskon Policinë në protestën e 20 shkurtit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dekonspiruar përmes pamjeve, oficerët e policisë të kamufluar si civilë në protestën kombëtare të 20 shkurtit që u mbajt në Tiranë.

Përmes videos së publikuar në rrjetin social të kryedemokratit Berisha, shfaqet punonjësi i policisë i cili pa uniformë identifikuese ndjek deputetët e PD
Por ishin këta të fundit, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, të cilët e përzunë me ta pikasur, duke e detyruar të largohet.

 

Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga lideri i opozitës në Facebook.

‘Shikoni banditët pa uniformë që ndjekin deputetët’, shkruan Berisha krah videos së publikuar.

Share it :