U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Niko Peleshin
SPAK ka vendosur të mos fillojë hetime për kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike ndaj Niko Peleshit, si kryetar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Niko Peleshi u kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, por SPAK pasi ka regjistruar kallëzimin dhe ka kryer verifikimit, nuk ka gjetur elementë të shpërdorimit të detyrës nga Peleshi.






