Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja, Balluku rrezikon 35 vite burg

Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja, Balluku rrezikon 35 vite burg

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.

Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga prokurorë të Prokurorisë së Posaçme të Antikorrupsionit në mbledhjen e Këshilli të Mandateve.

Burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura sot në Kryesinë e Kuvendit, tregojnë qëndrimin e prokurorit.

“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.

Pas prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Doriana Bejko janë larguar.
Ndërsa diskutimet vijojnë mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend në datën 5 mars.

Share it :