Pasi e izoloi juglindjen e vendit, Rama bën xhiro me helikopter nga Korça në Vlorë
Kryeministri Edi Rama vijoi sot karshillëkun përballë problemeve më të cilat përballen mijëra banorë të juglindjes pas shembjes në vendin e quajtur, Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.
Pas vizitës në Korçë ka vijuar udhëtimin me helikopter drejt Vlorës. Rreth orës 13:50 helikopteri ka zbritur në fushën e shkollës se aviacionit.
Më pas, Rama i është drejtuar drejt Sheshit te Flamurit, ku ka inspektuar nga afër punimet në një godinë shumëkatëshe, e cila pritet të transformohet në një qendër shumëdimensionale.
Kryeministri është njohur me ecurinë e punimeve dhe projektin e zhvillimit të kësaj godine, që synon të shërbejë si hapësirë multifunksionale për qytetin.
Gjatë vizitës në zonën pranë sheshit, ai ka parë gjithashtu nga afër punimet në Muzeu Hebraik i Vlorës, ku po ndërtohet një kompleks i dedikuar komunitetit hebre që ka jetuar në Vlorë, me synimin për të ruajtur dhe promovuar historinë e tyre në qytet, po ashtu edhe ne “ rrugen qe quhet Rruga e hebrenjeve”






