Gazetarja: Çfarë dekaroi kreu i SPAK gjatë mbledhjes për Ballukun
Gazetarja, Anila Hoxha ka zbuluar se çfarë ka deklaruar kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut.
E ftuar në emisionin “Top Story”, Hoxha tha se Braho ka komentuar edhe nismën e PS për heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
Sipas saj, Braho ka theksuar se për shkak të hetimeve nuk mjafton vetëm pezullimi, prandaj nuk kanë qenë dakord me sugjerimin e maxhorancës.
“Interesante ka qenë ndërhyrja e kryeprokurorit Klodian Braho, ku ka hequr dy paralele, ku është kërkuar dhe përsëritur marrja e autorizimit për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Z.Braho ka përmendur faktin publik, teksa deputetët e maxhorancës kanë insistuar për pezullimin nga detyra. Ai është shprehur se nga faktet e bëra publike, Gjykata Kushtetuese është shprehur, por ka shtuar z.Braho, Balluku vazhdon të shkojë në detyrë përderisa nuk është zbardhur vendimi.
Braho ka hequr paralele sa i takon anës tjetër, të ndërhyrjes në Kodin e Procedurës Penale, që është propozuar së fundmi, që ka ngelur pezull për imunitetin e ministrit. E ka përmendur edhe këtë propozim z.Braho, duke thënë se jo vetëm është fakt që Z.Balluku shkon në punë, por edhe emërimet janë personale të zonjës Balluku. Për shkak të hetimeve nuk mjafton vetëm pezullimi, prandaj nuk kanë qenë dakord me sugjerimin e maxhorancës”, është shprehur Hoxha.






