Forumi i Trashëgimisë Kultutore: Ja shkeljet e rënda në projektin TID
Nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
Kryeministri i vendit duhet të kuptojë se projekti i TID, i konceptuar dhe krijuar nga ish-ministrja e tij e Kulturës, Kumbaro, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan, ka dështuar të krijojë një projekt që me të vërtetë ndihmon komunitetin e Durrësit, si dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.
Me poshte disa mendime mbi temen:
1. Mungesa e konsultimit me komunitetin.
Një projekt që prek drejtpërdrejt banorët dhe identitetin e qytetit duhet të kalojë përmes:
a) konsultimeve publike reale,
b) transparencës mbi dokumentacionin,
c) përfshirjes së ekspertëve vendas të trashëgimisë.
Mungesa e këtij procesi cenon besimin publik dhe legjitimitetin e projektit.
2. Zhvendosja e banorëve nga zona e Amfiteatrit
Amfiteatri i Durrësit nuk është një monument i izoluar, por pjesë organike e qytetit antik dhe historisë urbane të vazhdueshme dhe ndërhyrjet duhet të respektojnë vazhdimësinë historike,
a) çdo projekt që parashikon zhvendosje duhet të justifikohet me interes publik të qartë dhe proporcional,
b) komuniteti autokton është pjesë e trashëgimisë po aq sa monumenti vetë.
3. Precedenti i ndërhyrjeve të mëparshme
Projekti i njohur si “Veliera” në Durrës ka qenë objekt debatesh publike dhe kritikash nga ekspertë të trashëgimisë për ndikimin e tij në shtresëzimet arkeologjike të qytetit. Ky precedent shikohet si argument për mungesë ndjeshmërie institucionale ndaj trashëgimisë kulturore ne Durres.
4. Referenca ndaj UNESCO-s
UNESCO ka kritere të qarta për përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore:
a) autenticitet dhe integritet të pasurisë,
b) plan menaxhimi të miratuar,
c) mbrojtje ligjore efektive,
d) përfshirje të komunitetit lokal.
Pa një dosje të plotë nominimi dhe pa dokumentacion të qartë, përmendja e UNESCO-s mbetet deklarative. Procesi i aplikimit është teknik, shumëvjeçar dhe kërkon përgatitje të detajuar.
5. Standardet ndërkombëtare për zhvendosjen e komuniteteve
Institucionet ndërkombëtare zakonisht kërkojnë konsultim të plotë, alternativa të drejta strehimi, kompensim të drejtë, dhe respektim të të drejtave të pronësisë. Një projekt që perceptohet si zhvendosje me forcë e banorëve autoktonë do të haste vështirësi serioze për të marrë mbështetje ndërkombëtare.






