Berisha publikon VIDEON: Si kompania “ANK” shembi rrugën Dragostunjë-Prrenjas

Berisha publikon VIDEON: Si kompania “ANK” shembi rrugën Dragostunjë-Prrenjas

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka publikuar këtë të hënë një video në të cilën pretendohet se fadromat e kompanisë ANK, kanë gërryer shtratin e lumit Shkumbin dhe për pasojë është shembur ura në zonë e Dragostunjës.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se ndërhyrja në lumë ka dëmtuar infrastrukturën dhe ka ndëshkuar të gjithë juglindjen e vendit, ndërsa theksohet se nga verifikimet e kryera, firma në fjalë rezulton me probleme serioze.

Sipas denoncimit, video është dërguar nga një socialist.

“Ja si e shembi kompania e ndërtimit rrugën Dragoshtunë- Përrenjas, duke marrë zhavorrin e lumit! Denoncoj me forcën më të madhe këtë krim të rëndë që ndëshkoi të gjithë juglindjen e vendit!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.
Ndjesë për orarin por një socialist më nisi një video dhe disa foto të bëra dy javë më parë në të njëjtin vend ku ka rrëshkitur toka ku firma kontraktuese ANK ka marrë zhavorin në lumë gjë që ka bërë që të lëvizë bazamenti i rrugës.

Bëra ca hulumtime për këtë firmë dhe del me probleme serioze”,- thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Share it :