Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve
Kryetari i PD, Sali Berisha, duke komentuar aksionin opozitar tha se, protesta e ardhshme që do të zhvillohet të shtunën me 28 shkurt do të jetë ndryshe. Ai tha se, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve.
Berisha: Ndërkohë e dini, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore.
Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve.
Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi.
Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë.
Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj.
Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren.
Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët.






