Berisha: Me kryengritjen tonë ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve
Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, e cilësoi protestën e 20 shkurtit si kryengritjen që mbrojti nderin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ai tha se, ne i thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër superhajdut, që përdor të gjithë pushtetin për të mbrojtur zëvendësen e tij hajdute, por këta nuk janë shqiptarët. Shqiptarët janë ata që mbushën rrugët dhe sheshet. Shqiptarët janë ata që do i rrëzojnë.
Berisha: Shkollat, po jap vetëm një shifër. 25 mijë kompjutera kemi lënë në të gjitha shkollat e vendit, janë zhdukur pa nam dhe nishan, të vjedhur nga patronazhistët e rilindjes.
Çfarë ndodh tani?
Tani baxhoja i këtij, një kriminel, fiton tenderin për të prurë kompjuterët dhe i shet shkollave një kompjuter dhjetë herë më shtrenjtë se kompjuteri që shitet në magazinat e Vjenës, Parisit apo Berlinit.
Dhjetë herë!
Pra, kjo është organizata kriminale me të cilën ne përballemi.
Kjo është organizata kriminale, të cilën ne duhet ta hedhim në Lanë.
Miqtë e mi, edhe një gjë do u them shqiptarëve, atyre që hezitojnë, që të keni frikë është normale dhe në qoftë se nuk dilni nga frika, ne do bëjmë gjithçka ta vrasim frikën se ky është misioni ynë.
Por, burra dhe gra, djem dhe vajza, përveç frikës, për një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet e tij politike, pavarësisht nga bindjet e tij fetare nuk mund të ketë kurrë shkak tjetër që të mos dalësh në rrugë dhe të përballesh me këtë regjim.
Nuk mund të ketë asnjë pretekst, asnjë arsye.
Nuk mund të jetë kurrë ky pëlqim apo ai mospëlqim sepse të keqe të tillë nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë pas Enver Hoxhës.
Se kjo e keqe, e përgëzoj zotërinë që numëroi këtu rrogat dhe pensionet, e kam thënë dhe e them me dhjetëra herë, pensionet tuaja rrogat tuaja duhet të ishin rritur minimumi 3 herë.
Siç faktoi që janë rritur në çdo vend tjetër.
E dëgjuat, pensioni ishte rritur 50 euro në 12 vite.
Jo, në qoftë se marrim për bazë çmimin e ushqimeve të shportës, të atyre që janë më të domosdoshme, nuk është 50, por është minimumi 100 euro.
Në qoftë se marrim për bazë rritjen e çmimit të ilaçeve, vetëm këto ditë, ilaçet janë rritur në stratosferë, atëherë pensioni jo që nuk është rritur, por në raport me çmimet ka pësuar rënie të madhe.
Kështu janë rrogat, por jo rrogat e ministrave, jo rrogat e zyrtarëve të lartë. Ato janë rritur. Ato janë ndër më të lartat në rajon.
Ndaj dhe miq, çfarë mund t’u them sot, së pari ia dolëm me revoltën tonë, me kryengritjen tonë, ne mbrojtëm nderin e Shqipërisë, mbrojtëm nderin e shqiptarit, mbrojtëm dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë.
Ne i thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër superhajdut, që përdor të gjithë pushtetin për të mbrojtur zëvendësen e tij hajdute, por këta nuk janë shqiptarët.
Shqiptarët janë ata që mbushën rrugët dhe sheshet.
Shqiptarët janë ata që do i rrëzojnë.
Nuk është aspak kureshtje, u garantoj unë ju, nuk është aspak rastësi fakti që kryengritja jonë paqësore transmetohet në mënyrë të rrufeshme në mbarë botën.
Transmetohet në mënyrë të fuqishme.
Jepet me dashamirësinë më të madhe.
Me komentet më pozitive.
Jepet duke damkosur Edi Ramën dhe Lubi Ballukun në çdo emision, në çdo radio, në çdo televizion të Europës dhe të botës, si hajdutë që nuk dorëzohen, por mbrojnë vjedhjet që kanë bërë.






