Pa pecedente/ Prishen shtepite per nje projekt, tallet Rama: Projekti do behet
Dhjetëra familje të prekura nga projekti i rijetëzimit të qendrës historike të Durrësit “TID”, rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur, teksa Rama vijon të tallet me këta të fundit.
Edhe pse përmes këtij projekti shteti u prish shtëpitë banorëve pa kompensim të drejtë, Rama thotë se situata po keqinterpretohet.
Sipas tij, ky projekt është strategjik për të ardhmen e qytetit të vjetër, si një destinacion i rëndësishëm turistik, ndërsa ka injoruar edhe njëherë protestat dhe kundërshtitë e banorëve duke thënë se ky projekt do të realizohet.
“Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.
Ky projekt nuk ka lindur sot as ka marrë formë në errësirë, po është mbështetur mbi një program të kahershëm të kësaj qeverie për atë zonë, si edhe një Plan të Menaxhimit të Integruar, hartuar nga Ministria e Kulturës dhe hedhur në konsultim publik në vitin 2022. Në Romë, mijëra e mijëra prona u shpronësuan për hapjen e Forumeve Imperiale. Në Athinë, u realizuan shpronësime masive për zonën përreth Akropolit dhe krijimin e parkut arkeologjik. Ne do të bëjmë pikërisht këtë”,- është shprehur Rama në podcastin e tij “Flasim”.
E ndersa ne te gjithe boten prone konsiderohet e shenjte dhe e pacenueshme e madje hostoria na kantre guar se njerez kane vrare sepse i lene shkelur token e jane devijuar autostrada pasi pronari skan pranuar ta jape ne Shqiperine e 2026 te nxjerrin Nga shtepia e disa brezave thjesht per nje projekt ne mendjen e kryeministrit
Quo Vasis!????






